gorbachev

Bideni: Gorbachevi ishte njeri me vizion të jashtëzakonshëm

31 gusht 2022 | 08:11

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, e ka lëshuar një deklaratë në të cilën ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Mikhail Gorbachev, ish-presidentin e fundit të Bashkimit Sovjetik.

Bideni atë e ka quajtur si një njeri me vizion të jashtëzakonshëm.

“Kur ai erdhi në pushtet, Lufta e Ftohtë kishte vazhduar për gati 40 vjet dhe komunizmi për më shumë, me pasoja shkatërruese. Gorbachevi ishte mjaft i guximshëm për të përdorur reformat demokratike dhe çarmatimin bërthamor. Këto ishin veprimet e një lideri të rrallë – një me imagjinatën për të parë se një e ardhme ndryshe ishte e mundur dhe guximi për të rrezikuar të gjithë karrierën e tij për ta arritur atë. Rezultati ishte një botë më e sigurt dhe liri më e madhe për miliona njerëz”, ka thënë Bideni, shkruan “BBC”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kosovë aktive me Covid-19 janë 1 503 raste. Deri…