Bideni i fali të dënuarit për hashash, e nderojnë me një cigare të dredhur 15 metra
25 tetor 2022
| 08:21
Dhjetëra persona morën pjesë në një marshim në Parkun Lafayette përpara Shtëpisë së Bardhë për të nderuar dhe kujtuar presidentin Joe Biden që të mbajë premtimin e tij për të liruar të burgosurit për kanabis.
Në duar ata mbanin një cigare të dredhur hashashi të gjatë mbi 15 metra.
Muajin e kaluar, presidenti amerikan vendosi të falë qindra të dënuar për kanabis, vendim nga i cili preken më shumë se 6500 persona në nivel federal.
Me marrjen e faljes, kjo kategori të dënuarish nuk do të pengohen kur aplikojnë për një punë ose përpiqen të marrin me qira një apartament.