Bideni i flet sot popullit për herë të parë pas tërheqjes nga gara presidenciale
24 korrik 2024
| 08:35
Presidenti amerikan, Joe Biden, sot do t’i adresohet popullit amerikan, për herë të parë që kur u tërhoq nga gara për rizgjedhje, më 21 korrik.
Pas tërheqjes nga gara për zgjedhjet presidenciale të nëntorit, Biden ofroi mbështetjen për zëvendësen e tij, Kamala Harris, që të sigurojë nominimin e Partisë Demokratike për zgjedhjet presidenciale.
Biden shkroi në X – që më herët njihej si Twitter – se gjatë fjalimit nga Zyra Ovale do të flasë se “çfarë na pret dhe si unë do ta kryej punën për popullin amerikan”.