![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/07/biden-1-600x360-1.webp)
Bideni i referohet Zelenskyt si “presidenti Putin”
12 korrik 2024
| 08:21
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka ngatërruar emrin presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në konferencën për shtyp pas takimit me udhëheqësit e vendeve të NATO-s në Washington.
Duke e ftuar Zelenskyn për të folur në konferencë, Biden iu referua atij si “presidenti Putin”.
Ai e hetoi gabimin dhe e korrigjoi veten, ndërsa ftoi presidentin ukrainas të fliste në konferencën për shtyp.
“Ai do të mund presidentin Putin, presidenti Zelenskyy”, tha më pas Bideni.