Bideni kërkon që Ukraina të ndihmohet edhe me 33 miliardë dollarë shtesë

28 prill 2022 | 17:54

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Joe Biden do t’i drejtohet Kongresit me kërkesën që t’i ndihmojë me 33 miliardë dollarë shtesë Ukrainës në luftën e saj kundër Rusisë.

Kjo kërkesë e Bideni vjen pasi lufta në Ukrainë ka hyrë në javën e nëntë, ku këto para do të përfshinin 20 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën dhe 8.5 miliardë dollarë ndihmë ekonomike.

Ndihma prej 33 miliardëve është dy herë më e madhe se paketa fillestare prej 13.6 miliardë dollarësh për mbrojtje të Ukrainës që Kongresi amerikan e ka miratuar muajin e kaluar, shkruan “Sky News”.

Lëvizja e fundit sinjalizon një angazhim afatgjatë të ShBA-së për të penguar përpjekjen e presidentit rus Vladimir Putin për të zgjeruar kontrollin e vendit të tij ndaj fqinjit të tij, dhe ndoshta më gjerë.

“Kërkesa e presidentit për financim është ajo që ne besojmë se është e nevojshme për të mundësuar suksesin e Ukrainës gjatë pesë muajve të ardhshëm të kësaj lufte. Ne kemi pritje që partnerët dhe aleatët tanë do të vazhdojnë të ofrojnë ndihma si kjo në të ardhmen”, ka thënë një zyrtar i administratës për “Politico”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dyshohet se çifti ishte vrarë me thikë, derisa trupat e…