Bideni krenohet në fushatë elektorale, përmend faktin se një rrugë në Kosovë mban emrin e djalit të tij

01 nëntor 2020 | 13:30

Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Joe Biden, ka folur për Kosovën gjatë fushatës së tij elektorale në Michigan.

Biden ka kujtuar se në Kosovë një rrugë ka marrë emrin e djalit të tij, Beau Biden, si shenjë mirënjohjeje për përkushtimin e tij.

Ai ka folur edhe për përmendoren e ish-presidentit të ShBA-së, Bill Clinton që ndodhet në Prishtinë.

“Pas një viti të qëndrueshëm kur shërbeu si zyrtar ligjor i ShBA-së, shkoi në Kosovë: ‘o baba, do të jem baba tipik’. Atje është një përmendore prej mbi 3.5 metrash kushtuar atij, një rrugë e rëndësishme që ata ndërtuan, rruga ‘Beau Biden’, për përkushtimin e tij. Biri im u kthye në atdhe me një tufë medaljesh (për shërbim), si shumë të tjerë, para se ta humbte jetën”, ka thënë Bideni.

Më 6 qershor të vitit 2016, Qeveria e Kosovës kishte vendosur që rrugës nacionale Gjilan – Ferizaj t’ia vë emrin “Beau Biden”. Kjo ishte bërë me propozim të kryeministrit të atëhershëm, Isa Mustafës.

https://twitter.com/Admirr_m/status/1322612309949353987?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1322612309949353987%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fbiden-krenohet-ne-fushate-elektorale-permend-faktin-se-nje-rruge-ne-kosove-mban-emrin-e-djalit-te-tij%2F

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reperja e njohur nga Mitrovica, Melinda Ademi, në pozën e…