Bideni kritikon mbi 80 milionë amerikanë që nuk po vaksinohen

10 shtator 2021 | 15:15

Presidenti amerikan, Jo Bajden, është treguar i ashpër me dhjetëra miliona amerikanë që po i rezistojnë vaksinimit kundër Covidit-19.

Qeveria amerikane do ta bëjë atë me detyrim për kompanitë që punësojnë mbi 100 persona, por republikanët e akuzojnë masën si diktatoriale dhe zotohen se do ta hedhin poshtë me gjykata.

Amerika i sheh vaksinimet si zgjidhjen e vetme për t’i dhënë fund luftës me pandeminë.

Presidenti Biden ka deklaruar se mbajtja e maskave dhe të vaksinuarit nuk është më një liri apo zgjedhje personale por në të mirën e publikut.

“Çfarë prisni akoma? Vaksinat janë falas, të sigurta dhe të kudogjendura. Janë certifikuar edhe nga FDA-ja. Mbi 200 milionë amerikanë kanë marrë të paktën njërën dozë. Kemi duruar deri tani por edhe durimi po sos. Refuzimi juaj ndaj vaksinave po na kushton të gjithëve”, ka deklaruar presidenti amerikan.

Vitin e kaluar, përpara se të bëhej president, Bajdeni deklaronte se nuk do e bënte vaksinimin të detyrueshëm.

Rivalët politikë, kongresmenët dhe guvernatorët republikanë, premtuan të enjten se do ta luftojnë ligjërisht masën më të re të qeverisë, duke e quajtur jokushtetuese dhe tejkalim të autoritetit.

SHBA-ja po humbet mesatarisht 1 mijë jetë përditë nga Covidi-19 dhe më shumë se 650 mijë amerikanë nuk i kanë mbijetuar sëmundjes./oranews/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë…