Bideni kritikon paraqitjen e Trumpit në skenën botërore

12 korrik 2019 | 11:25

Ish-nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, mbajti fjalimin e parë të madh për politikën e jashtme, si kandidat presidencial i Partisë Demokratike.

Duke folur në Nju Jork, Biden ka kritikuar paraqitjen e presidentit amerikan, Donald Trump, në skenën botërore dhe ka premtuar se do të luftojë autoritarizmin dhe paqëndrueshmërinë globale.

Bideni, i cili është favorit në mesin e kandidatëve demokratë për zgjedhjet e vitit 2020, ka thënë se qasja “Amerika e para” e Trumpit është “agresive, shkurtpamëse dhe kërcënon interesat e ShBA-së dhe demokracinë në gjithë botën”.

“Demokracitë në botë presin nga Amerika që t’iu përmbahet vlerave që na bashkojnë… Donald Trump duket se është në ekip tjetër”, ka thënë Bideni.

Demokratët do të zgjedhin kandidatin e tyre në korrik të vitit 2020, i cili më pas do të sfidojë Trumpin në zgjedhjet e nëntorit.

Bideni ka folur edhe për synimet e tij në Iran, Afganistan, Jemen e të tjera.

Ai ka qenë nënpresident në administratën e ish-presidentit amerikan, Barack Obama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll të hënën (15 korrik) nga…