Bideni mburret për hapje të vendeve të punës
15 qershor 2022
| 08:26
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka thënë se gjatë qeverisjes së tij janë hapur 8 milionë e 700 mijë vende të punës.
Sipas tij, ky është rekord i të gjitha kohëve për sa i përket hapjes së vendeve të punës.
“8.7 milionë vende të reja pune për vetëm 16 muaj, një rekord i të gjitha kohëve”, ka shkruar të martën Bideni në Facebook.
Po ashtu, ai ka thënë se ka ulur shkallën e vdekshmërisë nga COVID-19 si dhe ka hapur shkollat e bizneset pas izolimit.