Bideni mirëpret lajmet për vaksinën e ‘Pfizer’-it, kërkon kujdes

09 nëntor 2020 | 16:33

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, ka mirëpritur lajmet e testeve të vaksinës “Pfizer/BioNTech”, por u ka kërkuar amerikanëve të kujtojnë se “fundi i betejës kundër Covid-19 është akoma me muaj larg”.

Ai ka thënë se ka mësuar për rezultatin e testeve mbrëmë, duke u dërguar urimet e tij “grave dhe burrave të shkëlqyeshëm që ndihmuan këtë përparim”.

Por, ai ka theksuar se mund të kalonin shumë muaj para se të ketë vaksinim në masë në ShBA.

Bideni u ka bërë thirrje amerikanëve që të vazhdojnë të mbajnë maska si një “armë e fuqishme kundër virusit”, në distancë shoqërore dhe të vazhdojnë me gjurmimin e kontaktit dhe larjen e duarve, raporton “BBC”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata e Apelit ka vërtetuar aktgjykimin lirues ndaj Sami Lushtakut…