Bideni mirëpret nisjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE

19 korrik 2022 | 15:57

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Joe Biden, ka përshëndetur nisjen e bisedimeve të anëtarësimit mes BE-së, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Bideni është shprehur se në një moment kur Rusia ka shkatërruar paqen në Evropë, është më e rëndësishme se kurrë të mbështesim aspiratën për një Evropë të plotë, të lirë dhe në paqe.

Ndër të tjera, ai ka theksuar se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë një partner i fortë dhe i besueshëm ndërsa ato vende punojnë për të mbrojtur të drejtat e njeriut, për të forcuar reformat demokratike dhe për të mbështetur sundimin e ligjit.

“Shtetet e Bashkuara mirëpresin hapat e rëndësishëm që Bashkimi Evropian po ndërmerr për të çuar përpara integrimin e Ballkanit Perëndimor në komunitetin euroatlantik duke hapur bisedimet e pranimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në një moment kur Rusia ka shkatërruar paqen në Evropë, është më e rëndësishme se kurrë të mbështesim aspiratën për një Evropë të plotë, të lirë dhe në paqe. Një Ballkan Perëndimor demokratik, i sigurt dhe i begatë mbetet thelbësor për këtë vizion. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë një partner i fortë dhe i besueshëm ndërsa ato vende punojnë për të mbrojtur të drejtat e njeriut, për të forcuar reformat demokratike dhe për të mbështetur sundimin e ligjit. Hapat që BE, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë ndërmarrë ditët e fundit duhet të frymëzojnë të gjithë aspirantët e BE-së në rajon për të rritur angazhimin e tyre për forcimin e demokracive të tyre”, ka thënë Bideni në mesazhin e publikuar nga Shtëpia e Bardhë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje, Dega në Vushtrri dje ka dorëzuar kallëzim penal…