Bideni nënshkruan përfundimin e emergjencës kombëtare të Covidit

13 prill 2023 | 12:51

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Joe Biden, ka nënshkruar legjislacionin për t’i dhënë fund emergjencës kombëtare për Covid-19, ka deklaruar Shtëpia e Bardhë.

Emergjenca kombëtare ka përfunduar një muaj më herët se sa administrata e Bidenit ka planifikuar. Votimi për t’i dhënë fund emergjencës kombëtare përpara majit ka bërë që administrata të mbyllë disa nga programet e saj të urgjencës më shpejt gjatë muajve të fundit.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë minimizoi ndikimin e projektligjit, duke thënë se përfundimi i urgjencës nuk ndikon në aftësinë për të mbyllur programet e saj në një mënyrë të rregullt.

“Që kur Kongresi votoi për përfundimin e Urgjencës Kombëtare më herët se sa ishte parashikuar, administrata ka punuar për të përshpejtuar mbylljen e saj dhe për njoftuar sa më shumë individët e mundshëm të ndikuar”, ka thënë zyrtari, shkruan “The Washington Post”.

Projektligji për t’i dhënë fund emergjencës kombëtare e miratoi Senati muajin e kaluar dhe kaloi në Dhomën e Përfaqësuesve në fillim të këtij viti

Më shumë se 1.13 milion njerëz në ShBA kanë vdekur nga Covid-19 gjatë tre viteve të fundit, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, duke përfshirë 1 773 njerëz në javën e kaluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jennifer Lopez njihet për stilin e saj dhe suksesin jo…