Bideni nesër do të bisedojë me presidentin e Kinës
17 mars 2022
| 17:07
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Joe Biden, do të zhvillojë nesër (e premte) një bisedë me presidentin e Kinës, Xi Jinping.
Kështu ka bërë me dije Ministria e Jashtme e Kinës, ku tutje është thënë se dy liderët do të diskutojnë për marrëdhëniet Kinë-ShBA dhe për çështjet e përbashkëta.