Bideni: Nuk do të bëj presion ndaj Ukrainës që të heqë dorë nga territori

01 qershor 2022 | 12:18

Presidenti amerikan Joe Biden ka folur së fundmi për situatën e luftës në Ukrainë. Shefi i Shtëpisë së Bardhë është ndalur te çështje të ndryshme të konfliktit, përfshirë edhe mënyrën sesi do të përfundonte.

Presidenti Biden, këmbënguli se nuk do t’i sugjeronte Kievit që të dorëzonte territorin, me gjasë në lindje, në mënyrë që t’i jepte fund luftës.

“Unë nuk do t’i bëj presion qeverisë ukrainase, privatisht ose publikisht për të bërë ndonjë lëshim territorial. Do të ishte e gabuar dhe në kundërshtim me parimet e vendosura për ta bërë këtë”, ka thënë Biden për New York Times.

Udhëheqësit evropianë kanë qenë të ndarë se si të angazhohen me presidentin Putin. Franca dhe Gjermania, zhvilluan një telefonatë 80-minutëshe me liderin rus, duke shkaktuar kritika nga vendet e Evropës Lindore.

Kjo ka çuar gjithashtu në dyshime se disa vende po mbështesin idenë që Ukraina të heqë dorë nga një pjesë e territorit, thonë analistët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gareth Bale i ka dhënë lamtumirën publikisht Real Madridit. Futbollisti…