Bideni pas vizitës në Ukrainë: Kievi ka rrëmbyer një pjesë të zemrës sime
20 shkurt 2023
| 16:56
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka thënë se Kievi ka “rrëmbyer një pjesë të zemrës sime” pas vizitës së tij në Ukrainë.
Në një shënim të shkruar me dorë, presidenti amerikan tha se ishte një “nder” të mirëpritet në kryeqytet “për të qëndruar në solidaritet dhe miqësi” me popullin e Ukrainës.
Shënimi, i postuar në llogarinë presidenciale në “Twitter”, përfundon duke thënë: “Zoti President, ju lutem pranoni respektin tim më të thellë për guximin dhe udhëheqjen tuaj. Slava Ukraini!”.