Bideni përqafon kryeministrin dhe presidentin e Izraelit pas arritjes në Tel Aviv
18 tetor 2023
| 11:15
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka arritur në Tel Aviv të Izraelit.
Kreu i shtetit amerikan atje i përshëndeti me përqafime kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentin e Izraelit Isaac Hergoz, raporton “CNN”.
Pas këtij përqafimi Bideni i ka shtrënguar duart me të ngarkuarin me punë të ambasadës amerikane, Stephanie Hallett.