Bideni refuzon emigrantët e paligjshëm në ShBA

17 mars 2021 | 12:04

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, lidhur me numrin e emigrantëve të paligjshëm që rritet çdo ditë e më shumë në kufirin me Meksikën, ka thënë se “emigrantëve mund t’u jap në mënyrë të qartë këtë mesazh: mos ejani këtu. Mos lini, qytetin, komunën ose shoqërinë tuaj”.

Gjatë një vizite në rajonin Pennsylvania, Bideni ka dhënë një intervistë për “ABC News”.

Në përgjigjen e tij në pyetjen lidhur me krizën e emigrantëve të paligjshëm që po përjetohet ditët e fundit në kufirin me Meksikën, Bideni ka thënë se “emigrantëve mund t’u jap në mënyrë të qartë këtë mesazh; mos ejani këtu. Mos lini qytetin, komunën ose shoqërinë tuaj”.

Bideni ka vënë në dukje se kanë kthyer shumë nga emigrantët e paligjshëm që kanë ardhur në vend.

“Para së gjithash duhet të dini se në 2 vitet e fundit, në 2019 dhe 2020 ka pasur rritje të numrit të emigrantëve”, ka thënë ai.

Ndërsa në pyetjen nëse ka mundësi që të përkeqësohet situata në kufirin me Meksikën, presidenti Biden ka thënë se “po, kjo mund të ndodhë”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paolo Dybala mund të largohet nga Juventusi në fund të…