Bideni: Rusia nuk duhet të cilësohet si sponsore e terrorizmit

06 shtator 2022 | 08:20

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka thënë se Rusia nuk duhet të etiketohet si një vend që promovon terrorizmin, një emërtim të cilin Ukraina e ka nxitur më së shumti që prej fillimit të pushtimit rus të vendit.

Në një takim me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Bideni tha se në asnjë mënyrë Rusia nuk duhet të cilësohet “sponsor i terrorizmit”.

Kujtojmë se Moska ka deklaruar se do t’i prishë marrëdhëniet e saj me ShBA-në pas sanksioneve të ashpra që Bideni i vendosi Rusisë për ta dënuar luftën që i shpalli Ukrainës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nina Shala, e diagnostikuar me sëmundjen e rrallë Atypical Hemolyic…