Bideni siguron Zelenskyn për mbështetjen amerikane

12 dhjetor 2022 | 11:46

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Joe Biden, ka siguruar Ukrainën për mbështetje të mëtejshme, ndërsa pushtimi rus i vendit fqinj vazhdon, është thënë në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.

Në deklaratë është thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë t’i ofrojnë Ukrainës ndihmë për sigurinë, ekonomike dhe humanitare.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, mbajtja e Rusisë përgjegjëse për krimet dhe mizoritë e saj të luftës dhe imponimi i kostove ndaj Rusisë për agresionin e saj mbetet gjithashtu një prioritet.

“Presidenti Biden gjatë bisedës me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky i garantoi mbështetjen e vazhdueshme të ShBA-së për mbrojtjen e Ukrainës, ndërsa Rusia vazhdon sulmet e saj në infrastrukturën kritike të Ukrainës”, është thënë në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Zelensky ka vlerësuar ndihmën e paprecedentë të mbrojtjes dhe financiare të ofruar nga Shtetet e Bashkuara.

“Ndihmon jo vetëm për të qenë të suksesshëm në fushën e betejës, por edhe për të ruajtur stabilitetin e ekonomisë së vendit tonë”, ka thënë Zelensky.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kërkesa që Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e Hapur” ia ka…