Bideni takohet me mbretëreshën e Britanisë më 13 qershor

03 qershor 2021 | 15:49

Mbretëresha e Anglisë do të presë presidentin amerikan, Joe Biden dhe zonjën e parë Jill Biden në rezidencën e saj javën e ardhshme, ka konfirmuar Buckingham Palace.

Takimi do të mbahet në kështjellën Windsor më 13 qershor, në ditën që Bideni do të shkelë në Britani për të nisur takimet në Samitin e G7.

Bideni do të jetë presidenti i 12-të që takohet me Elisabeth II që prej ngjitjes së saj në fron.

Në vitin 2019 ajo është takuar për herë të fundit me një president amerikan, kur kishte pritur në Buckingham Palace, Donald dhe Melania Trump.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” të enjten…