Bideni takohet sot me refugjatët ukrainas në Poloni

25 mars 2022 | 08:22

Presidenti amerikan Joe Biden gjatë ditës së sotme do ta vizitojë Poloninë – shtëpia e më shumë se dy milionë refugjatëve ukrainas – pas një paralajmërimi të mëparshëm se NATO do të përgjigjet ashpër nëse Rusia përdor armë kimike.

Kriza e refugjatëve do të jetë një nga çështjet kryesore teksa ai takohet me zyrtarët polakë, ndërsa do t’i vizitojë edhe trupat amerikane të stacionuara në Rzeszow, pranë kufirit me Ukrainën.

Gjithashtu, ai do të ketë një takim me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Bruksel, qytet i cili ishte mikpritës i një samiti të liderëve të NATO-s dhe G7, raporton “skynews”.

Në kufirin polako-ukrainas ditë më parë ka qenë edhe sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili ishte i shoqëruar nga homologu ukrainas Dmytro Kuleba.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I pari i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, tha se…