Bideni vjen në Evropë për masa të reja kundër Rusisë

23 mars 2022 | 08:47

Presidenti amerikan Joe Biden do të udhëtojë sot për në Evropë. Ai pritet të shpallë sanksione të reja kundër Rusisë.
Ai do të marrë pjesë në bisedimet me krerët e NATO-s dhe G7 këtë javë, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri i Britanisë, Boris Johnson.

Vizitën e parë ai do ta bëjë në Bruksel.

Sipas “The Wall Street Journal”, ShBA-ja po përgatit sanksione kundër më shumë se 300 anëtarëve të dhomës së ulët të parlamentit të Rusisë që të enjten.

“Nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar se kë do të sanksionojmë dhe sa do të sanksionojmë”, tha një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.
“Ne do të kemi masa shtesë sanksionesh për të njoftuar që do të zbatohen së bashku me aleatët tanë të enjten kur Presidenti të ketë mundësinë të flasë me ta”, shtoi ai.

Udhëtimi i Bidenit do të përfshijë një njoftim për veprim të përbashkët për të rritur sigurinë energjetike në kontinent, i cili varet shumë nga gazi rus.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inteligjenca e Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, ka…