Bideni zgjedh një grua transgjinore si ndihmëssekretare për shëndetësi
Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, ka zgjedhur sekretaren e Shëndetësisë të Pensilvanisë, Rachel Levine të jetë ndihmëssekretarja e tij e Shëndetësisë, duke e lënë atë të jetë zyrtarja e parë federale transgjinore, që konfirmohet nga Senati i ShBA-së.
“Dr. Rachel Levine do të sjellë udhëheqjen e qëndrueshme dhe ekspertizën thelbësore që na duhet gjatë kësaj pandemie, pa marrë parasysh kodin, racën, fenë, orientimin seksual, identitetin gjinor ose aftësitë e kufizuara , dhe njëkohësisht për të përmbushur nevojat e shëndetit publik të vendit tonë në këtë moment kritik dhe më gjerë”, ka thënë Bideni në një deklaratë.
Bideni ka thënë se “ajo është një zgjedhje historike dhe thellësisht e kualifikuar për të ndihmuar në udhëheqjen e përpjekjeve shëndetësore të administratës sonë”.
Levine është presidente e Shoqatës së Zyrtarëve të Shëndetit Shtetëror. Ajo ka shkruar punime të ndryshme në të kaluarën për krizën e opioideve, marihuanën mjekësore, ilaçet për adoleshentët, çrregullimet e të ngrënit dhe për komunitetin LGBTQ.
Bideni dhe ekipi i tij i tranzicionit tashmë kanë filluar negociatat me anëtarët e Kongresit, duke promovuar kalimin e shpejtë të planit të presidentit të zgjedhur prej 1.9 trilionë dollarësh për të vendosur nën kontroll koronavirusin, i cili ka marrë jetën 400 000 mijë njerëzve në Shtetet e Bashkuara.
Eksperti më i lartë i qeverisë për sëmundjet infektive, dr. Anthony Fauci, është zotuar se do të punojë gjithashtu ngushtë me administratën e Biden, shkruan “Associated Press”.