Bideni zotohet se Ukraina do të marrë të gjithë ndihmën që i nevojitet

21 janar 2023 | 16:09

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden iu përgjigj një pyetjeje nëse ai mbështet dërgimin e tankeve Leopard në Ukrainë, duke thënë se vendi do të marrë “të gjithë ndihmën” që i nevojitet për të luftuar kundër trupave ruse.

Teksa po largohej nga një ngjarje në Shtëpinë e Bardhë, Biden ka thënë: “Ukraina do të marrë të gjithë ndihmën që i nevojitet”.

Ditët e fundit, zyrtarët gjermanë kanë treguar se nuk do të dërgojnë tanket e tyre Leopard në Ukrainë ose nuk do të lejojnë ndonjë vend tjetër me tanke të prodhuara gjermane në inventarin e tyre ta bëjë këtë përveç nëse SHBA bie dakord të dërgojë M1 Abrams.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ka…