Bidenin e zë gjumi gjatë samitit për klimën(video)
02 nëntor 2021
| 12:10
Presidenti i SHBA, Joe Biden, është një nga pjesëmarrësit në Samitin e Klimës që po mbahet në Glasgow në Skoci.
Takimi mes liderëve botërorë ka një agjendë të ngjeshur dhe të gjithë liderët për shumë orë me radhë dëgjojnë referimet e të pranishme.
Mediat ndërkombëtare kanë publikuar një video, ku shihet se Biden është lodhur nga qëndrimi i gjatë ulur duke dëgjuar liderët e tjerë të cilët kanë treguar se si mund të shpëtohet e ardhmja e botës.
Në disa momente kreu i Shtëpisë së Bardhë shihet me sy mbyllur dhe janë hedhur dyshime se atë e ka zënë gjumi.
Ende nuk dihet nëse Biden ka qenë duke fjetur, apo thjesht ka çlodhur sytë për disa sekonda.