Bidenit i nevojiten edhe 30 vota për t’u shpallur zyrtarisht presidenti i ri i SHBA-së

14 dhjetor 2020 | 22:54

Elektorët e Kolegjit Zgjedhor po vazhdojnë të votojnë për presidentin e ri të SHBA-së.

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Bideni ka siguruar deri më tani 229 vota nga Kolegji Zgjedhor. Në anën tjetër, Donald Trump ka 191. Në total janë numëruar 420 vota, nga 538 sa janë gjithsej.

Demokratit Joe Biden i nevojiten edhe 30 vota për t’u konfirmuar zyrtarisht president i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjithsej duhen 270 vota.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë publikuar imazhet e para të ngjarjes në orët e…