Bidenit s’i pëlqen transferimi i armëve bërthamore ruse në Bjellorusi

17 qershor 2023 | 20:56

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka përsëritur se është “krejtësisht e papërgjegjshme” që Rusia të transferojë armë bërthamore në Bjellorusi.

“Unë e kam komentuar këtë shumë herë — është krejtësisht e papërgjegjshme”, tha Biden derisa u nis për në Filadelfia, transmeton Telegrafi.

Të premten, presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se Rusia ka zhvendosur tashmë grupin e parë të armëve bërthamore taktike në Bjellorusi.

Duke folur në një forum ekonomik, ai tha se ato do të përdoren vetëm nëse kërcënohet territori i Rusisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pranimi i Finlandës në NATO dhe kërkesa e Suedisë për…