
Bie blloku B2, fillojnë reduktimet
23 mars 2018
| 11:29
KESCO detyrohet të fillojë me reduktime si pasojë e rënies së papritur të Bllokut B2.
Nga mbrëmë, për shkak të nevojës së balancimit si dhe ruajtjes së sigurisë së sistemit si pasojë e mungesës së energjisë elektrike nga rënia e papritur e Bllokut B2 të Termocentralit Kosova B.
KOSTT-i ka kërkuar nga KESCO që të aplikojë reduktime në furnizimin me energji elektrike. Kjo gjendje po vazhdon edhe sot.
Të gjitha palët relevante në sektorin e energjisë janë të angazhuar maksimalisht për ta tejkaluar këtë gjendje dhe kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët.
Kjo njësi, sipas paralajmërimeve pritet të kthehet në sistem sot pasdite.