Bie bora e parë në Austri dhe Itali
09 shtator 2019
| 11:25
Reshje të mëdha bore janë regjistruar në fundjavë në alpet e Austrisë dhe ato pritet të vazhdojnë edhe këtë të hënë.
Bora e parë ra në akullnajën Stubai në Tirolin austriak, ndërsa reshjet u intensifikuan gjatë fundjavës, duke bërë që shumë zona të skive të mbulohen me shtresën e bardhë.
Reshje bore ka pasur edhe në Itali, në Livigno, në veri të vendit.
Reshjet e borës janë një dukuri e zakonshme në fund të verës në lartësi të mëdha të maleve.