Bie bora e parë në Prishtinë

12 dhjetor 2022 | 16:25

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina këtë pasdite ka nis të mbulohet me borën e parë për këtë vit.

Ndërkohë, ka disa javë që bora ka rënë në vendet malore. Fjolla të lehta bore ka paralajmëruar për sot (e hënë) edhe Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas institutit, parashihet mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje të dobëta shiu dhe fjolla të lehta bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë celsius.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka prezantuar para…