Bie borë në Ferizaj (video)

08 tetor 2021 | 21:59

Faqja “Meteo Ballkan” ka publikuar pamje në “Facebook”, të cilat tregojnë reshje të dendura të borës në Pleshinë në Ferizaj.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) përmes një komunikate për media ka njoftuar se reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve vijuese.

IHMK thekson po ashtu se reshjet e shiut do të vazhdojnë deri ditën e martë, ndërkaq pritet të bien edhe fjolla të lehta bore.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i Nismës Socialdemokrate për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati,…