Bie borë në Slloveni
13 shtator 2024
| 08:36
Vala e ftohtë e Atlantikut mbi Evropë po lëviz drejt lindjes, ku bora e parë ka rënë në Kredarica të Sllovenisë.
Stuhia shkaktoi më së shumti probleme në bregdetin slloven, por skenarët më të këqij nuk u realizuan, njoftoi sot Agjencia Sllovene e Mjedisit (Arso).
Reshjet në Slloveni nuk kanë të ndalur ende dhe në disa vende ka rënë bora e parë, por përkundër kësaj nuk priten probleme të mëdha.
Në Istria sllovene, më shumë shi ra në vetëm pak orë sesa zakonisht gjatë gjithë verës.
Në vetëm pak orë kanë rënë mbi 50 litra shi për metër katror ndërsa në disa vende edhe njëqind.