Bie çatia e katedrales “Notre Dame”
15 prill 2019
| 20:51
Si pasojë e zjarrit të madh ka rënë totalisht çatia e katedrales “Notre Dame” në Paris të Francës.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se është tejet i pikëlluar për djegien e “Notre Damet”.
“Jam i pikëlluar të shoh sonte se si një pjesë e gjithë neve po digjet”, ka shkruar ai në “Twitter”.
Deri tash s’është raportuar për të lënduar, ka bërë të ditur ministria e Brendshme e Francës.
Në anën tjetër, zyra e prokurorit në Paris ka njoftuar se ka nisur hetimet lidhur me rastin.