Bie çmimi i arit në Kosovë

16 korrik 2022 | 16:50

Një gram i arit në vend aktualisht blihet me çmim nga 45 deri në 50 euro.

Këtë e ka thënë kryetari i Shoqatës së Artarëve, Enver Pakashtica, i cili ka theksuar se nga java e kaluar është regjistruar rënie e çmimit të këtij metali të çmuar.

“Nga java e kaluar është 2 përqind më lirë. Një javë më parë shitej me çmim 50 euro e tutje, kurse tash shitet 45-50 euro. Diferenca e çmimit është te puna e dorës – te dizajni”, është shprehur ai.

Pakashtica ka potencuar se nga mbyllja si pasojë e pandemisë së COVID-19 ari ka regjistruar një ngritje të çmimit rreth 15 përqind.

Ari ka regjistruar ngritjen më të ulët nga marsi i 2020-ës deri më sot. Në ngritjen e çmimit kanë ndikuar krizat ekonomike, politikat e shteteve të ndryshme, luftërat si ajo në Ukrainë. Prandaj ka pasur ngritje të çmimit në berzë”.

Më tej ai ka thënë se në vend nuk ka rezerva të arit nëpër banka./KlanKosovaFM

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelari gjerman, Olaf Scholz tha sot se vendimi i Berlinit…