Bie çmimi i miellit, i bukës mund të rritet
Çmimi i një ton mielli ka rënë për 30%. Nga 550 sa ishte toni, tani është 420 euro.
Megjithatë, rënie nuk ka pësuar edhe çmimi i bukës. Buka aktualisht në furrat e Kosovës kushton 0.50 euro.
Çmimi i një ton mielli ka rënë për 30%. Nga 550 sa ishte toni, tani është 420 euro.
Megjithatë, rënie nuk ka pësuar edhe çmimi i bukës. Buka aktualisht në furrat e Kosovës kushton 0.50 euro.
Tarifat e reja të energjisë elektrike do të kenë ndikim tek furrtarët.
Kreu i Mullisëve thotë se më vështirë e kanë ata që punojnë me rrymë, por prapë se prapë sipas tij është e përballueshme.
“Tek mielli nuk ndikon shumë, se 15%, dmth nuk është 1 euro në ton, jemi prapë në një çmim më të mirë në regjion të rrymës, e tek furrat, ata që kanë pjekje me rrymë, që është bërë një gabim shumë i madh, i subvencionimit të qeverisë në vitin e kaluar për ngrohje me rrymë, kjo ka me pasë një ndikim shumë të madh dmth tash edhe furrtarët, është shumë reale që ka me pasë një ndikim, por nuk i di kostot, por tek mullisët nuk do të reagojë, nuk ka ndonjë ndikim shumë të madh, do të thotë është e përballueshme”, u shpreh Zejnullahu.
Si në këtë vit, Kosova për nga gruri nuk ka qenë asnjëherë më mirë.
Sipas kreut të mullisëve, vendi nuk është duke marrë miell nga vendet e tjera.
“Kosova aktualisht ka miell të mjaftueshëm për këtë sezon, të gjithë mullisët kanë prit lëvizje të çmimeve, kemi pësu rënie, tani ka edhe rënie të tregut, kështu që mund të themi se brenda vendit kemi mjaftueshëm grurë. Nuk është duke importuar Kosova, subvencionimi është shumë i mirë, tani me këtë subvencionim kemi shumë më shumë të mbjella në këtë vit, gruri është në një gjendje shumë të mirë, edhe unë mendoj se jemi kurrë më mirë me grurin”, deklaroi ai për Front Online.
Kosova është përballur me rritje çmimesh të produkteve dhe shërbimeve nga fundi i vitit të kaluar, kryesisht për shkak të çrregullimeve në furnizime që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit.
Hov më të madh atyre u ka dhënë pushtimi rus i Ukrainës, i cili ka nisur në fund të shkurtit.
Si Rusia, ashtu edhe Ukraina janë ndër eksportueset më të mëdha të drithërave në botë dhe lufta mes tyre ka shkaktuar çrregullime në tregje.
Kuvendi ka miratuar Projektligjin për çmimet tavan, apo masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.