Bie çmimi i veturave të vjetra në Gjermani

14 gusht 2018 | 11:58

Problemi i makinave me naftë në Gjermani po kthehet në një mundësi për konsumatorët në Itali dhe Austri.

Gjermania po eksporton makina me naftë të përdorura në nivel rekord, ndërkohë që blerësit janë shqetësuar mbi ndalimin e këtyre në shumë qytete për efekte të ndotjes.

Kjo ka shtuar eksportet e makinave me naftë të përdorura në një nivel rekord prej më shumë se 20% vitin e kaluar, sipas hulumtimeve në Gjermani. Italia dhe Austria ishin blerësit më të mëdhenj në vitin e kaluar, ndërsa shitjet në Kroaci dhe Ukrainë thuajse janë dyfishuar.

Sipas analistëve, perspektiva për motorët me naftë është e keqe në Gjermani. Blerësit e huaj po përfitojnë nga rënia e çmimeve. Gjermania eksportoi një total prej 239,541 makina të përdorura vitin e kaluar, që është shifra më e lartë që prej vitit 2006. Italia dhe Austria ishin blerësit më të mëdhenj, në 22,400 dhe 21,600 në mënyrë respektive, shkruan “Telegrafi”.

Dërgesat në Francë dhe Spanjë u rritën me më shumë se 30%. Kjo rritje e eksporteve të makinave të përdorura nga Gjermania, vjen paralelisht me rënien e makinave të reja. Konsumatorët po zhvendosen te makinat me benzinë, një trend që nisi pas skandalit të “Volkswagen”,  në vitin 2015.

Rritja e shitjeve të makinave të përdorura lidhet gjithashtu me vendimin e gjykatës më herët gjatë vitit për të ndaluar këto automjete në disa qytete gjermanë.

Në Stuttgard dhe Hamburg është lajmëruar ndalimi i makinave të vjetra me naftë, me qëllim uljen e ndotjes në linjë me rregullat e Bashkimit Europian, transmeton Telegrafi.

Sipas analistëve, njerëzit nuk e dinë se si Qeveria do të ndalojë makinat me naftë, kështu që po sigurohen duke mos i blerë. Analistët presin tashmë një zhvendosje drejt makinave elektrike.

Shifrat e Autoritetit Federal të Transportit në Gjermani, tregojnë për dyfishimin e shitjeve të makinave hibride në 13,559 në Korrik, duke i dhënë një pjesë tregu prej 4.3%, nga 2.5% që ishte në vitin 2017.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se deklaratat…