Bie dëborë e verdhë
05 dhjetor 2018
| 11:06
Disa qytete në veriperëndim të Kinës janë mbuluar me dëborë të verdhë, një pamje e rrallë e shkaktuar nga moti i ftohtë dhe stuhitë e rërës në rajon.
Videot e filmuara nga banorët në rajonin e Xinjiang tregojnë borën e bardhë të mbuluar nga një shtresë rëre dhe pluhuri, një fenomen i pazakontë që disa e krahasuan me ëmbëlsirën tiramisu.