Bie dukshëm numri i të prekurve me Covid-19 në mbarë botën për kaq përqind

10 shkurt 2021 | 14:56

Raporti i OBSH-së thekson se numri i njerëzve të infektuar rishtas në botë është në rënie për të katërtën javë me radhë, raporton Reutersi.

Nga 1 deri më 7 shkurt, OBSH-ja regjis troi 3.153.426 infeksione të reja në të gjithë botën, 17 për qind më pak se javën e kaluar dhe 88.369 vdekje apo 10 për qind më pak se në shtatë ditët e mëparshme.

Tetë raste të tjera të llojit britanik të koronavirusit janë zbuluar në Kroaci, për të cilat pritet konfirmimi nga testimi shtesë, tha sot kreu i Klinikës së Sëmundjeve Infektive në Zagreb, Alemka Markotiq.

Nëse testimi shtesë konfirmon se është një lloj britanik i virusit, do të ketë gjithsej 11, në Kroaci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania pritet të zgjasë masën e izolimit të pjesshëm deri…