Bie ‘Facebook’ dhe ‘Instagram’, mbi 2 mijë raportime deri më tani
Vetëm dy muaj pasi platforma më e madhe e komunikimit online në botë “Facebook” pati probleme, ditën e sotme janë raportuar sërish ndërprerje nga përdoruesit në të gjithë botën.
Bëhet me dije nga media prestigjoze The Independent, se disa përdorues të “Facebook” kanë pasur probleme me aksesin në këtë faqe që nga ora 12:30 e pasdites së sotme.
Deri më tani janë regjistruar mbi 2,000 raportime për ndërprerje të “Facebook”, sipas Down Detector. “Whatsapp” dhe “Instagram” po përjetojnë gjithashtu ndërprerje sipas Down Detector, me këtë të fundit që regjistron pak më pak se 2000 raporte në 24 orët e fundit.
Shumë prej tyre kanë hyrë në “Twitter” për të raportuar çështjet që shfaqin mesazhe gabimi në faqe.
“Më falni, diçka shkoi keq. Ne jemi duke punuar për ta rregulluar këtë problem sa më shpejt që të mundemi”, shkruante njoftimi.
Përdoruesit kanë reaguar duke thënë se s’kanë më se të kalojnë pasditen apo se problemi është diçka e përsëritur.
Kujtojmë se Kompania, që tani quhet Meta, përjetoi ndërprerje në tetor në Facebook, Instagram, ëhatsapp dhe Messenger që zgjatën disa orë dhe i kushtuan afro 100 milionë dollarë të ardhura. Duket se së fundmi gjërat nuk kanë ecur siç duhet për kompaninë më të madhe të komunikimit online e cila shpesh herë ka patur ndërprejre teksa është akuzuar edhe nga një ish-punonjëse se është duke përdorur të dhënat e përdoruesve.