Bie Haiti, bandat shpërthejnë burgjet, sulmojnë policinë dhe djegin Ministrinë e Brendshme

10 mars 2024 | 18:15

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur evakuimin e stafit të ambasadës nga Haiti në mesnatë pasi dhjetëra anëtarë të bandave të armatosur rëndë u përpoqën të marrin nën kontroll institucionet të kryeqytetit, Port-au-Prince.

Bandat e Haitit filluan një ofensivë për të rrëzuar qeverinë më 29 shkurt, duke sulmuar dhe plaçkitur stacionet e policisë, burgjet dhe spitalet dhe duke rrethuar vende strategjike, duke përfshirë portin dhe aeroportin.

Kryeministri, Ariel Henry, i cili ishte jashtë vendit kur filloi rebelimi, e ka gjetur veten të bllokuar në Porto Riko.

Kryengritja e bandave u intensifikua vonë të premten ndërsa dhjetëra kriminelë u mblodhën në Champ de Mars, një zonë në qendër të Port-au-Prince që është vendi ku ndodhen ministritë qeveritare, ambasadat, konsullatat, bankat dhe hotelet, si dhe gjykata supreme e Haitit dhe rezidenca zyrtare presidenciale.

Anëtarët e bandave thuhet se dogjën Ministrinë e Brendshme, e cila u ndërtua pas tërmetit të vitit 2010 që shkatërroi pjesën më të madhe të kryeqytetit, dhe hapën zjarr mbi pallatin presidencial përpara se të përballeshin me rojet e armatosur.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vladimir Putin po mendon t’i trashëgojë pushtetin, djalit të tij…