Bie indeksi i përgjithshëm i inputeve bujqësore
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Inputeve Bujqësorei për tremujorin e tretë (TM3) 2024.
Ky publikim është i bazuar në çmimet e inputeve bujqësore të grumbulluara në Kosovë.
Grumbullimi i çmimeve është kryer në barnatoret bujqësore, farmacitë veterinare, në kompani, tregje dhe vende tjera ku çmimet e inputeve bujqësore janë në dispozicion.
Produktet të cilat e përbëjnë bazën për indeksin e çmimit të inputeve janë të ndara në dy grupe kryesore: Mallrat dhe shërbimet aktualisht të konsumuara në bujqësi (Input 1) dhe mallrat dhe shërbimet që kontribuojnë në investimet në bujqësi (Input 2).
Në TM3 2024, Indeksi i Input1 ka rënie për (-6,9%,) krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023. Indeksi i Input 2 ka rritje për (3.0%,) krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023. Indeksi i inputit të përgjithshëm (Input 1 + Input 2) ka rënie për (-2,3 %) krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2023.
Brenda grupit të mallrave dhe shërbimeve aktualisht të konsumuara në bujqësi, çmimet grumbullohen sipas grupeve në vijim: farëra dhe material mbëltues, energji; vajra, plehra dhe përmirësues të tokës, produkte për mbrojtjen e bimëve dhe pesticide, shpenzime për veterinari, lëndë për ushqimin e kafshëve, mirëmbajtja e materialeve, mirëmbajtja e ndërtesave, si dhe mallra dhe shërbime tjera. Sa i përket mallrave dhe shërbimeve që kontribuojnë në investimet bujqësore, çmimet grumbullohen për materiale (makineri dhe pajisje tjera), ndërtesat dhe tjera (ndërtesat jo-rezidente të fermës, punët tjera përveç përmirësimit të tokës).