Bie interesimi për vaksinim
27 gusht 2021
| 15:25
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 15.862 doza të vaksinës kundër Covid-19.
Ky është numri më ulët i vaksinave që janë dhënë gjatë kësaj jave.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.862 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 780.637 doza të vaksinës. Deri më sot 261.818 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është thënë në njoftimin e ministrisë
Ky është numri më i ulet i vaksinave që janë administruar në 24 orët gjatë ditëve të fundit.
Një ditë më parë janë dhënë 16.862 doza të vaksinës.
Gjatë gjithë javës, çdo ditë janë vaksinuar nga 16 mijë deri në 21 mijë qytetarë në ditë.