Bie mbi shinat e metrosë, personi shpëtohet në sekondat e fundit
24 nëntor 2019
| 19:48
Një person i ka shpëtuar vdekjes për mrekulli.
Teksa ishte duke ecur në një bordurë, ai është penguar dhe ka rënë në shinat e metrosë. Në sekondat e fundit, burri është shpëtuar nga një punonjës i stacionit të trenit.
Incidenti ndodhi në stacionin BART Coliseum në Oakland të SHBA.
Pas ngjarjes punonjësi i stacionit të metrosë tha: “Sinqerisht, mendova se treni do ta ndante atë në dysh. Nuk doja ta shihja këtë njeri të vdiste.”
https://www.youtube.com/watch?time_continue=50&v=HEAAotiwZCQ&feature=emb_title