
Bie muzgu
03 korrik 2020
| 10:58
Sadik Krasniqi
Ditëshkurtër
drita
grimcuar në çaste ritualesh
prekje reze
kalim shkallësh
ecje mbi urë
përtej lumit
me lule në dorë
deri te kopshti i të urtëve
sa çelë e mbyllë sytë
mbi flokët
na bie muzgu
e dashur
t’ia marrim
shpirtin e zi natës
prajshëm të marrim frymë
të puthemi përmallshëm
para se të na mbyllen sytë
deri në një zgjim të ri
në mëngjesin e zbardhur
me një fije reje të kuqe
si shenjë
e një dite me dritë