Bie nga 40 metra lartësi, vdes punëtori i ‘Sharrcem’-it

20 janar 2020 | 14:02

Një punëtor i kompanisë të çimentos “Sharrcem” ka humbur jetën pasi ka rënë nga 40 metra lartësi.

Punëtori i moshës rreth 35 vjeç ishte shtetas i Shqipërisë.

Rastin për “klankosova.tv” e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

“Rreth orës 10:45 jemi informuar për një rast të një person i cili ka qenë duke kryer disa punë në fabrikën ‘Sharrcem’ në Han të Elezit dhe i njëjti prej një lartësie prej 40 metrave ka rënë në brendi të një rezervuari prej çimentoja. Policia ka dal në vendin e ngjarjes bashkë me ndihmën e shpejtë dhe pas tërheqjes së trupit ka konstatuar se i njëjti ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në obduksion”, ka bërë me dije Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në pozitën e kreut të OSBE-së, kryeministri shqiptar, Edi Rama,…