“Bie nga dritarja” dhe vdes kritiku i Putinit, që e quajti pushtimin e Ukrainës “terror”

27 dhjetor 2022 | 08:28

Një politikan rus, i cili kritikoi luftën e Vladimir Putinit në Ukrainë, është gjetur i vdekur.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, multimilioneri Pavel Antov po festonte ditëlindjen e tij të 66-të me pushime, kur ra në mënyrë misterioze nga një hotel në Indi.

Mediat indiane raportuan se manjati i mishit u hodh nga çatia, por konsulli i përgjithshëm i Rusisë, Alexei Idamkin këmbënguli se ai ra nga dritarja.

Manjati i martuar Antov, i listuar si politikani më i pasur i zgjedhur i Rusisë në vitin 2019, u gjet në një “pellg gjaku” në Rayagada, shteti Odisha – dy ditë pas vdekjes së një miku të tij.

Vladimir Budanov, 61 vjeç, thuhet se ka vdekur nga një atak në zemër të enjten.

Në qershor, Antov dënoi sulmet me raketa në Ukrainë, duke thënë: “Një vajzë është nxjerrë nga nën rrënoja, babai i vajzës duket se ka vdekur. Nëna po nxirret jashtë me një vinç – ajo është e bllokuar nën një pllakë betoni. Për të thënë të vërtetën, është jashtëzakonisht e vështirë ta quash këtë gjë tjetër veçse terror”.

Por ai shpejt fshiu postimin e tij në rrjetet sociale dhe kërkoi falje. Ai theksoi se bëhej fjalë për një “keqkuptim fatkeq” dhe një gabim teknik.

Në shtator, një tjetër kritik i Putinit u gjet i vdekur në mënyrë të dyshimtë pas një vetëvrasjeje të supozuar.

Pavel Pchelnikov, 52 vjeç, u gjet i vrarë nga një armë zjarri në ballkonin e banesës së tij në Moskë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sivjet në Kosovë janë futur rreth 120 tonë mjete piroteknike…