Bie nga kati i dytë, humb jetën 68-vjeçarja nga Vlora
10 korrik 2023
| 12:02
Një 68-vjeçare nga Vlora ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i dytë i shtëpisë.
Policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht.
“Sot, rreth orës 10:40, në lagjen ‘1 Maji’, Vlorë, shtetasja rreth 68-vjeçe, dyshohet se ka rënë nga kati i dytë i banesës së saj dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.