Bie nga kati i gjashtë në hapësirën e ashensorit, vdes 16 vjeçari
Një 16 vjeçar ka vdekur të enjten pasi ka rënë në hapësirën e ashensorit nga kati i gjashtë i një objekti që ishte në ndërtim e sipër në Gjakovë.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj i cili tha se objekti ishte i pa siguruar dhe pa rrethoja të shkallëve.
Sipas Gjurkaj viktima fillimisht kishte pësuar lëndime trupore dhe më pastaj i njëjti është dërguar me ane te ndihmës se shpejte ne emergjencën e spitalit “Isa Grezda” të Gjakovës ku rreth orës 00:30 ka ndërruar jetë.
“Datë 15.07.2021, para mesnate, ne rrugën “Ali Pashë Tepelena” -Gjakovë, viktima e moshës 16 vjeçare se bashku me dy shokë kishin hipur ne një objektet gjashtë (6) kate i cili ishte ne ndërtim e sipër për te konsumuar cigare. Objekti ishte i pasiguruar pa rrethoja te shkalleve dhe ne një momente viktima nga kati me i larte ka rënë në hapësirën qe ishte e dedikuar për ashensorë, ku fillimisht viktima kishte pësuar lëndime te renda truporë më pastaj i njëjti është dërguar me ane te ndihmës se shpejte ne emergjencën e spitalit “Isa Grezda”-Gjakovë ku rreth orës 00:30 ka ndërruar jetë. Rastit ju kane përgjigjur te gjitha njësitë relevante policore dhe Prokurori i Shtetit dhe me urdhër te tij trupi i pa jete dërgohet ne obduksion. Rreth orës 03:00 kane arritur ekipi i mjekësisë ligjore ku e kane marrur trupin e pajete dhe janë nisur ne drejtim te institutin e mjekësisë ligjore. Rasti në vijimësi te hetimeve”, tha ai.