Bie nga kati i tretë një 44-vjeçar nga Durrësi
31 mars 2020
| 12:52
Një 44-vjeçar nga Durrësi ka rënë nga kati i tretë i pallatit. Policia ka njoftuar se ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 31.03.2020, rreth orës 09:40, në lagjen nr.12, Durrës, është rrëzuar nga kati i tretë i pallatit ku banon shtetasi I.L., 44 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka njoftuar policia.