
Bie nga ndërtesa një punëtor në Prishtinë, rastin e konfirmon Policia e Kosovës
24 gusht 2020
| 18:10
Një punëtor ka pësuar lëndime trupore pasi ka rënë sot nga një ndërtesë te e cila po punonte në Prishtinë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Fehmi Agani” të kryeqytetit, ndërsa personi është dërguar për trajtim mjekësor. Këtë e ka konfirmuar për gazetën “Epoka e re”, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Me datë 24.08.2020 rreth orës 17:10 policia ka pranuar informacionin për një person te lënduar në Rr.Fehmi Agani ne Prishtine. Në vendngjarje kanë dal njësitet policore të stacionit Qendra. Është njoftuar ndihma e shpejtë, si dhe inspektoret e punës. Lidhur me rastin janë duke u marrë njësitet kompetente për te sqaruar detajet tjera dhe për çdo gjë do të njoftoheni me kohë”, ka thënë Hoxha.
(A.M/ Epoka e re)